Ministria e Shëndetësisë dhe ministria e Bujqësisë se shpejti do bashkëpunojnë mbi produktet që hidhen në treg dhe që përmbajnë kripë të jodizuar. Ky bashkëpunim ka si qellim parandalimin e çrregullimeve te shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizimin e njeriut.
Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu janë të domosdoshme disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ekzistues për të përmirësuar gjendjen pasi ndikon në shëndetin e popullatës.
Manistirliu u shpreh se ndaj të gjithë atyre që shkelin këtë ligj do te merren masa drastike administrative dhe nuk do te ketë tolerance.
Edhe pse skeptik në realizimin 100% të këtyre ndryshimeve të gjithë anëtaret e Komisionit të Shëndetësisë ishin dakord për masat dhe kontrollin e shkalles së monitorimit të jodit në kripën ushqimore.
o.j/dita
