Manastirliu jep lajmin e mirë: Do të përfshijmë testet e shpejta për Covid-19

Ornela

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Parlament tha se testimet janë katërfishuar dhe së shpejti do të përdoret dhe testimi i shpejtë, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit.

“Ne thamë dhe i qëndrojmë deri në fund që me shtimin e rasteve pas hapjes, strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e numrit të testimeve, kjo ndodhi, nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi për të rritur testimet edhe duke përfshirë testimin e shpejtë, testin e antigenit siç quhet ndryshe”, tha Manatirliu gjatë fjalës saj ku po diskutohet për aktin normative dhe ndryshimet e reja që do të miratohen.

Duke theksuar se janë marrë masat edhe sa i takoj burimeve njerëzore, Ministrja e Shëndetësisë tha se shumë se 150 punonjës janë përfshirë në sistemin shëndetësor për të mbështetur stafet aktuale dhe për të përgatitur stafe për të shërbyer në strukturat që do të hapim, COVID3 dhe COVID4.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Me pak fjale do ti lene te gjithe me barre me Covid-19.

    Pasi ti kene nxjerre te gjithe me Covid-19 dhe Covid-21, do ti detyrojne qe te bejne vaksinen e fameshme te Bill Gates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *