Manastirliu mbledh Task-Forcën: Rrisim garancinë e shërbimeve

Bora Basholli

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën e mbarëvajtjes së sezonit turistik në Vlorë. Takimi u drejtua nga Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj dhe Ministrja Ogerta Manastirliu, me prezencën e drejtuesve të institucioneve të këtij qarku. Ministrja Manastirliu ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit maksimal për të rritur garancinë e shërbimeve ndaj turistëve, me qëllim zhvillimin e turizmit në vend, si një sektor strategjik.

“Rëndësi ka bashkëpunimi ndërinstitucional për të garantuar sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Për të hedhur bazat që çdo vit të garantojmë sigurinë për turistët dhe pushuesit. Për të zbatuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar turizmin në vendin tonë, si një sektor strategjik”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vijojnë gatishmërinë. “Mbi 9700 shërbime shëndetësore janë ofruar në Qarkun Vlorë në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 200 raste referuar në spital. Shërbimi ndaj qytetarit duhet të jepet në kohë dhe me cilësi. Shërbimi shëndetësor është shtuar këtë vit në sezon tursitik, pikërisht nga besimi i rritur i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor. Eshtë ulur numri i referimeve në spitale, sepse ofrohet shërbim cilësor në qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Nga 1 Qershori, mbi 37 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore dhe rreth 600 raste janë referuar në spital. Manastirliu theksoi se institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë ketij sezoni turistik edhe sa i përket inspektimeve.

“Rreth 3400 kontrolle janë kryer nga Inspektoriati Shëndetësor, nga të cilat, mbi 700 vetëm në qarkun Vlorë, ku janë marrë masa administrative, paralajmërime, apo mbyllje te subjekteve për përseritje të shkeljeve. Nuk do të ketë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë ligjin”, tha Manastirliu.

Duke theksuar vijimin e angazhimit sa i përket inspektimeve higjeno-sanitare, Manastirliu tha se aksioni i nisur duhet të kthehet në një sistem të integruar mes institucioneve për të garantuar sezon turistik të sigurt.

 

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Manastirliu, ti mundohesh por s.ke organizim.
    N q se shef se sa here ne muaj vijne urgjencat per probleme zemre nga gjithe shqiperia ne QSUT , do tmerrohesh nga shpenzime te pakuptimta. Prandaj, ne menyre urgjente nje qender per problemet e zemres ne jug dhe ne veri duhet bere sa me pare.
    Paraardhsi jot, Beqja pervese hajdutllikut ishte nje gomar qe nuk beri asgje. Te pakten ti….ndrysho dicka…

  • Cfare sherbimesh flet ministrja. Shkoni neper ambulancat e lagjeve dhe verifikoni punon njeri apo jo. Jo vetem tani qe jane me pushime por dhe periudha te tjera mjeket me shume nuk i gjen neper ambulanca. Kot ekzitojne e paguhen. Me mire pa to

  • Uaaa,paska krijuar TASK FORCE!
    Pordhet e medha grisin breket,thote populli.
    Per cfare te duhet TASK forca o ministre e pa afte e nje kryeministrise te pa afte?
    A nuk ke shefa kudo qe te kontrollohen vartesit e tyre?
    Thirr mjeket dhe infermiere pensioniste qe te rrefejne se si i perballoni ata punet kur Shqiperia kishte 4.5 milion banore dhe qendra shendetesore ne cdo fshat maje malit,pa telefona,pa drita e pa rruge etj?
    Te dhjefsha task forcat tuaja mashturuese,kur ne Tirane per te bere nje analize gjaku duhet te presesh radhen 1 muaj,te besh nje vizite tek
    neurologu te duhet te presesh 3 muaj dhe te besh nje rezonance magnetike te duhet te presesh 12 muaj?
    Pò ju sikur mburreni se keni bere mareveshje me klinikat private,atehere pse nuk i beni analizuat atje?
    Pse nuk shtoni laborantet per analizuat e ndryshme?
    E keni degraduar shendetesore deri ne humnere!
    Mjere populli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *