Manastirliu: Nga e hëna do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit masiv mbi 18 vjeç

J L

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur procesin e vaksinimit në “Air Albania”, ndërsa u shpreh se nga e hëna do të nisë java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar mbi 18-vjeç.

Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, pasi ka një alert të shtuar për prezencën e variantit Delta në vend.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik. Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë. Do të jemi në komunitet për të realizuar këtë vaksinim të popullatës +18 vjeç në këtë javë të vaksinimit”, tha Manastirliu, ndërsa ka ftuar qytetarët +18 vjeç të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Manastirlliu.. PO TI FËMIJËT E TU A DO I VAKSINOSH ME ASTRA ZENECA – JONSON& JONSON APO ME PFFIZER ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *