Manastirliu: Situatë delikate, duhet kujdes i shtuar për mbrojtjen nga COVID19

time

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Sukth- Katund i Ri, e rehabilituar në kuadër të Programit të 300 Qendrave Shëndetësore, e cila i shërben 4 mijë banorëve të kësaj zone.

“Tashmë me përmirësimin e infrastrukturës së 300 qendrave shëndetësore, ne do të vijojmë me kujdesin dhe mbështetjen për grupet në nevojë, duke i kthyer qendrat shëndetësore në qendra që ofrojnë shërbim dhe kujdes socio-shëndetësor”, nënvizoi Ministrja.

Manastirliu ka kërkuar gatishmëri të shtuar nga ana e stafeve mjekësore, ndërsa tha se pavarësisht se vaksinimi po intesifikohet, nuk duhet ulur vigjilenca për zbatimin e masave të thjeshta.

“Është një moment delikat, është një moment që kërkon shumë angazhim. Dhe kërkon që gatishmëria të jetë e shtuar, pasi, pavarësisht faktit që ne kemi filluar vaksinimin dhe tashmë përfundojmë stafet mjekësore dhe gjithashtu jemi shtrirë në grupmoshat +80 vjeç, patjetër që duhet të vijojë kujdesi i shtuar për zbatimin e masave të thjeshta”, tha Manastirliu.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk mund te hapesh qendra shendetesore nese nuk ke staf mjekesor sepse ndodh si me qendren e covid-19 ne Elbasan qe eshte gati pavioni kurse elbasanasit vijne per te vdekur ne Tirane

  • O debile kerkon shperndarjen e maskave fp2 ne gjithe familjet qe kane nje covid plus ne shtepi edhe ne gjithe lagjet ku ka covid +, edhe dolusione hydroalkoolike kamos : te kushton ma lire e eshte po aq eficiente derisa te vaksinohen njerezet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *