Gjatë një vizite në Gjenevë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është takuar me drejtorin e përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom.
Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se ky takim vë theksin te mbështetja e traktatit të pandemisë për koordinimin mes shteteve si një strategji për të forcuar arkitekturën e sistemit shëndetësor përballë emergjencave.
“Gjenevë – Takim i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom, për të mbëshetur Traktatin e Pandemisë, si një instrument thelbësor për koordinimin mes shteteve në këtë moment, jo vetëm për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 por edhe për të forcuar arkitekturën e sistemit shëndetësor për përballimin e emergjencave”, shkruan ministrja.
j.l./ dita

I beni nje retushim fotos.Hiqeni kete grua dhe vendosni Ramen sepse me kete person Rama nuk ka ndonje foto.
he mi budallaqe, u lage ti. Ju jargavitet goja ju kur takoni ndonje kre te ndonje organizate a kombi, ky palacua eshte marioneta e Gates dhe ty te duket sikur ke takuar liderin suprem te qeverise se te boterore…po po, tashme ligjet dhe te drejtat e jetes se gjithsecilit i ka ne dore OBSH-ja…