Manchester United do tentojë blerjen Arturo Vidal

DITA Online

 

Manchester United do tentojë blerjen e Arturo Vidal në merkaton e verës.

Sipas ‘Manchester Evening News’, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është i shqetësuar për mungesën e opsioneve në repartin e mesfushës dhe kiliani duket zgjedhja më e mirë për portugezin.

Kontrata e Vidal me Bayern Munchen skadon në verën e vitit 2019, por te klubi anglez, besimi për të siguruar shërbimin e tij është i madh, duke parë edhe transferimin e Leon Goretzka nga Schalke te kampionët e Gjermanisë.

Te Manchester United situata përsa u përket mesfushorëve nuk është shumë e qartë.

Michael Carrick ka shfaqur probleme në zemër, Marouane Fellaini nuk ka nënshkruar ende rinovimin e kontratës, ndërkohë që edhe për Ander Herrera po projektohet largimi nga Old Trafford.

Kartoni i Vidal, tashmë 30-vjeçar nuk do të ketë një kosto të lartë, e për më tepër, ardhja e tij e mundshme te Manchester United do të mirëpritet edhe nga bashkëkombasi i tij Alexis Sanchez.

Ndërkaq, trajneri i Bayern, Jupp Heynkes ka deklaruar se vendimi për të ardhmen e Arturo Vidal te skuadra bavareze do të merret në muajt e verës pasi të jetë mbyllur sezoni.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *