Manchester United i ofron dyfishin e pagës mbrojtësit të Juves

Ornela

Jose Mourinho do të kërkojë me çdo kusht të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro, duke i dhënë atij një pagë stratosferike.

Manchester United do të investojë te braziliani këtë verë, duke e parë atë si një prej mbrojtësve më të mirë të momentit. Edhe më parë, skuadra britanike e ka përfshirë mbrojtësin e Juves në dëshirat e merkatos. Por, duket se tani janë pjekur kushtet për transferimin e tij.

Juventusi zbuloi pak javë më parë se ka arritur marrëveshjen për Darmian dhe rikthimi në Itali i mbrojtësit lidhet me shumë gjasa me largimin e brazilianit. Alex Sandro ishte në verë shumë pranë Chelsea, por përfshirja e Manchester United trazoi ujërat. Skuadra nga “Old Trafford” i ka ofruar mbrojtësit një pagë prej 165 mijë eurosh në javë, dyfishin e pagës aktuale, pagë të cilën Juve nuk e përballon dot.

Ndër të tjera, Manchester United e vlerëson futbollistin rreth 80 milionë euro, që duke përfshirë Darmianin, mund të shkojë në 50 milionë euro në arkën e Juves.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *