Mancini kërkon vendin e tretë

Dita

Erick Thohir ka shkuar në Londër për t’u kujdesur për disa çështje që kanë lidhje me “Mahaka Group”, që është në pronësi të tij. Mancini, i cili ka drejtuar stërvitjen e sotme, ka shpjeguar se grumbullimi i detyruar i ekipit ka shërbyer “për të mos menduar për asgjë tjetër, për të gjetur përqendrimin, për të përmbysur momentin që po kalon ekipi në këtë periudhë.

Kemi bërë ndeshje të mira dhe nuk meritonim të merrnim rezultate të caktuara. E vërteta është se jemi akoma në garë për vendin e tretë, asgjë nuk është humbur”, ka thënë Roberto Mancini në prag të ndeshjes që zikaltrit do të zhvillojnë nesër në mbrëmje kundër Sampdoria-s.
Ndeshje ku milanezët do të kenë shumë mungesa, veçanërisht në mesfushë (Kondogbia dhe Medel janë të skualifikuar), ndërsa Felipe Melo pritet të rikthehet nga minuta e parë (“Pres që të kthehet vendimtar si në fillimin e sezonit”).

Eder nuk ka shënuar akoma “por do ta bëjë edhe ai, është një djalë shumë i mirë që ka qenë i rëndësishëm në të gjitha ekipet ku ka luajtur”. Ndërkohë, nesër në mbrëmje do të jenë të pranishëm në tribunë edhe Ronaldo me Mourinho. “Mourinho? Të gjithë mund të shkojnë dhe të shohin një ndeshje, – ka thënë Mancini, – dhe Moratti mund të ftojë njerëzit që do ai. Do të jetë një ndeshje delikate për ne? Në këtë moment edhe një miqësore me ekipin e moshave do të ishte delikate”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *