Prokuroria e Romës ka kërkuar një dënim prej 3 vitesh e gjysmë për trajnerin e Interit, Roberto Mançini, i cili akuzohet për mashtrim dhe falimentim të një kompanie italiane me emër.
Bëhet fjalë për falimentimin e kompanisë Img Costruzioni, që është nën hetim prej kohësh dhe ka përfshirë shumë persona të rëndësishëm.
Vetë Mançini ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku mori edhe verdiktin. Sipas akuzës, Mançini ka qenë i lidhur në mënyrë indirekte me kompaninë e falimentuar.
