Maxhoranca dhe opozita ranë dakord sot në Kuvend që të hënën e ardhshme të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve për çështjen e mandatit të deputetëve socialistë Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, të akuzuar nga opozita se kanë përfituar fonde publike në kushtet e konfliktit të interesit.
Pas shqyrtimit në Këshill, të enjten e ardhshme parlamenti do të votojë dhe projektvendimin përkatës, tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Ky vendim konsensual, i marre ne seancën e sotme, i hap rrugën dërgimit për intepretim në Kushtetuese të mandatit të Leskajt dhe Sulit, gje qe eshte kerkuar më herët edhe nga dy deputetët në fjalë.
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, së bashku me miratimin e amendamenteve për ligjin e funksionimit te komisioneve hetimore dhe atyre në ligjin për dekriminalizimin, janë tre kushtet e vendosura nga Partia Demokratike për rivendosjen e normalitetit në marrëdhënien e saj me parlamentin.
