Mandatet e PD, Felaj: Mazhoranca është e vendosur të respektojë Kushtetutën

redaktor

“Mazhoranca do të respektojë Kushtetutën,” thotë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Ermonela Felaj. Në një prononcim për “DITA”, ajo shprehet se mazhoranca i ka plotësuar kërkesat e opozitës dhe po pret që ajo të bëhet pjesë e jetës parlamentare.

 

Zonja ministre, opozita nëpërmjet kreut të grupit të saj parlamentar, Paloka, përsëriti dje qëndrimin për t’i shkuar deri në fund bojkotimit të parlamentit, ndonëse sikurse është thënë, 18 dhjetori është afati i fundit që të mos u digjen mandatet. Kemi të bëjmë në këtë rast me një situatë të paparashikuar dhe nuk e dimë se si mund të zgjidhet ky ngërç?

Unë mendoj se nuk ka ndonjë ngërç. E them këtë pasi dy kërkesat e opozitës që kishte vënë si kusht janë plotësuar nga ana e mazhorancës. Komisioni hetimor për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është ngritur, madje dhe ajo kërkesa për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit që opozita të ketë kohë të barabartë pas fjalës së Kryeministrit për të folur në parlament, megjithëse kjo nuk gjendet në asnjë rregullore të ndonjë parlamenti tjetër, u plotësua. Është e drejta e tyre si opozitë të marrin vendime dhe t’u qëndrojnë atyre, sikurse ne kemi Kushtetutën që është shprehur shumë qartë. Ne jemi të vendosur si mazhorancë të respektojmë Kushtetutën. Edhe ne kemi bojkotuar dikur parlamentin, pasi kishim një kauzë tepër të fortë, siç ishte vjedhja e votave, por kemi respektuar Kushtetutën. Ka një dallim të madh midis këtyre dy qëndrimeve.

 

A mund të ketë ndonjë ndryshim të qëndrimit të mazhorancës në këto rrethana, në mënyrë që mandatet e opozitës të mos digjen?

Unë nuk e di se çfarë kërkojnë ata me atë vendim politik që kanë marrë dhe që po i qëndrojnë. E thashë pak më parë dhe e përsëris: mazhoranca ka përpara Kushtetutën dhe është e vendosur ta respektojë atë. Në këto rrethana unë nuk shikoj ndonjë arsye që mazhoranca të ndryshojë qëndrimin e saj./Xh.SH

Share This Article
4 Comments
  • opozita do : Që pushtetin ta mbani ju dhe të Qeverisim se do mbulojmë ato që kemi BËRË
    Por mirë ti bëhet kësaj maxhorance se ata s’janë as gjysma e asaj opozite që ishte kur ishit ju dhe po kërkon qiqra në hell se u mësuan me pushtet, çfarë bënë në tetë vjet
    që duan për një vit tu plotesohen ato su bënë në tetë vjetë ?

  • Opozita ka shume vullnet si gjithmone, kembengulja dhe kokefortesia jane shenja te vendosmerise se skajshme per “te fituar”, qofte edhe duke bere harakiri mandatin. Mirepo fitorja mund te vije vec me vota. Iluzioni se mund te permbyset qeveria me teka dhe protesta te atyre qe kane humbur karriket eshte nje llogari e gabuar, ndonese ekzistojne disa mundesi te vogla per te bere bingo…per here te trete. Ne fakt ai qe e komandon kete loje nuk ka me asgje per te humbur.

    Skuadrat qe kane frike nuk futen ne fushe, por e kerkojne fitoren ne tavoline.

  • Opozita kerkon qiqera ne hell.Ajo kerkon ate qe vete nuk u a ka dhene opozites kur ka qene ne pushtet .Fale frymes europjane te kesaj mazhoranceu jane plotesuar te gjitha teket .dhe tani kerkon garanci europjane .kur dihet se si eshte europa me shqiptaret ata tallen me ne sepse ne nuk kemi qeveri qe te mos i pranoje ne bisedime ashtu sic beri berisha tek korkodili.Ata kerkojne pa tjeter lufte civile si ne 97 sepse serbia tani eshte ne pozita shume te veshtire dhe duke bere lojen e RUSITkerkon qe shkak per luften ne ballkan te jene SHQIPETARETSHqipetareve duhet te u behet e qarte se PD eshte nje detashment i SERBISE ne TIRANE.Per kete po shtroj keto pyetje kush mundet te pergjigjet jo per mua por per opinion 1pse u zhduken dosjet e U.D.Bnga arkiva.2pse vriteshin paterjotet KOSOVAREkur kalonin kufirin shteteror apo burgoseshin.Flas per perjudhen 92 96etj.

  • po,ju mazhoranc jeni,plus ju u votuat se,doti donenconi hajdutrit dhe vjedhejet e atyre qe ishin ne pushtet dhe tani opozit qe edhe e’vazhdoin avazin e banditve,apo mafioze,pra ju krenoheni se nji milion shpulla ju keni dhanedhe tani jua plotsoni kerkesat qe ata juve asnjihere nuk jua plotsun kerkesat kur ju ishit ne opozit.Tani,atyre ju vjen dhe fundi se nuk vjen ne kuvend,e ju thoni kushtetuta,atyre as ju intereson kushtetuta dhe ligjet,se jan pushtet rival i juajpra kan formu kuvendin paralel te shqupi,apo jo?Ju,jeni frigacak dhe ju jeni te kapur,me korupcion dhe krime,prandaj sguxoni te bejni ate cfar ju premtuat zgjedhsve ne fushat,ju fituat por drejtsia,korupcioni,krimi vazhdon,dhe ata qe ju me emra dhe mbyemra akuzoshi,per korupcion dhe krimjan te lir,bejne karshillek,bejn dhe politik bejn protesta,dhe vjedhen e vazhdoin,se i kan regullue punet kur ishin ne qveri,si,shembull njyrosjen e karburantve,portin e dursit,e shum qera si kasat fiskale,ata fitoin e ju meruni me pallavra e fjal boshe.Haj se krejt jeni nji llioi,jeni bere krejt milionera,dhe vetem klikat e juaja dhe familjet i siguroni,jeni krejt kriminela,blu e roz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *