Mandati i Yllit, deputeti socialist javën tjetër në seancë dëgjimore

anazapta

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e 16 deputetëve demokratë për heqjen e mandatit të Fidel Yllit. Në seancën e sotme, që kishte për qëllim paraqitjen e kërkesës së demokratëve, relatori EdiPaloka tha se deputeti socialist, Fidel Ylli, ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, ku përcaktohet se deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor.

“Në kohën kur Ylli fitoi mandatin, ai ishte aksioner i vetëm në një radio”, tha Paloka. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, caktoi si seancë dëgjimore për deputetin Ylli mbledhjen e ardhshme. Vetë deputeti socialiste e ka komentuar këtë nismë të demokratëve kundër tij si “një nga shashkat që PD hedh thjesht për të bërë zhurmë”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *