Mandati, Leskaj: PD nuk ka pasur kurajon ta çojë pretendimin në Kushtetuese

Elton Tafaruci

Valentina Leksaj ka sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me letrën që i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që mandati i saj të dërgohet në Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat Leskaj tha se PD nuk ka pasur kurajo që këtë çështje ta çojë në Kushtetuese.

“Letra është publike, ku i kam kërkuar që pretendimet e PD të çohen në Kushtetuese. Nuk është hera e parë që unë e bëj këtë kërkesë por jo Kryetarit të Kuvendit. PD-së ia kam thënë disa herë madje që ditën e parë që ka ngritur pretendimin. I kam thënë keni nisur një çështje dhe ju inkurajoj ta çoni deri në fund, i kam thënë çojen në Gjykatën Kushtetuese por nuk e kanë çuar sepse nuk kanë kurajoje. Meqë  ata nuk patën kuroja, unë i kam dërguar metës një letër dhe i kam kërkuar që të nisin pretendimin e PD në Kushtetuese për të cilin jam e bindur se do marrë një vendim të drejtë” deklaroi deputetja socialiste./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *