Mandatin e parë,
nuk e mbylle dot,
po prapë votën time,
ma kërkon ti sot!
Në ta dhënça prapë,
s’bëhet kiameti,
por tani që flasim,
krejt është tretur shteti!
Punët e vatanit,
janë bërë lesh e li,
dhe më nuk e dimë,
ç’quhet qeveri?!
Një luftë e paparë,
bëhet brenda llojit,
një i bie gozhdës,
dhe tjetri patkoit!
Teknikët e leshit,
në një stinë intrigash,
e kthyen misionin,
në gjueti shtrigash!
Ju rikthyen prapë,
zanatit të vjetër,
legenët e SHQUP-it,
s’bëjnë dot gjë tjetër!
Saktësisht kjo quhet,
një betejë cinike,
s’ka kjo qeveri,
asnjë gjë fisnike!
Vjen një anonim,
pasi ktheu guna,
dhe pa gjë të keqe,
të pushon nga puna!
Tetëshja robotike,
e SHQUP-Lulëzimit,
nga kryeministri,
ka gjithë mirëkuptimin!
Tani që u krye,
riciklimi i llumit,
u thonë aleatëve,
dhe fjalën e fundit!
Mbase në ca gjëra,
ke të drejtë vërtet,
po dhe ndarjet duan,
pakëz dinjitet!
Duhet dinjitet,
dhe në politikë:
“Bashkë s’rrimë më dot,
ndahemi dhe pikë!”
Nëse do martesë,
me një Lulëzim,
bëje dhe mos gjej,
hiç justifikim!
Jo mbajta në prehër,
jo më the-të thashë,
po këta të llumit,
në zverk do t’i mbash!
A. Duka

“Sivëllezër siamezë”
Dy gishtat përpjetë,
Ngriti sot mavria,
Për të demonstruar,
Se ç’është hipokrizia!
Nje tufë çiliminjsh,
Prezantoi piktori,
Për të konfirmuar,
Sa blozë ka motori!
Motori rilindjot,
Është raka-zhdraka
Që të punojë më mirë,
I duhen ca shuplaka!
Frika gjer në palcë,
I ka hyrë zullapit,
Sa për hir të fronit,
I bën karshillëk dhe trapit!
Me një të shkelur syrit,
Dhe një si buzëqeshje,
Me skorrjet demonkrate,
Lidh pakte e marrëveshje!
Ketij i thonë lider,
Dhe kaluar liderit,
Me gjithë këto “arritje”,
Po i ngjan… brekdhjerit!
Ende pa komente? Ver8 ?
Ata te pd do ti mbaj ne b… se do ia rrasi sala qe do e bej te shohi ngjyra.plera e m.. qe tradhtoi gjith ne qe e mbeshtetem.
Neqoftese Rama u bashkua me Bashen i gjithe faji per mua bie mbi LSI-ne. Kishte muaj qe Levizja Speciale per Interes i bente presion dite pas dite Edi Rames se do dilte nga koalicioni dhe do bashkohej me PD-ne ne rast se Rama nuk bente keshtu dhe ashtu. Aq sa nuk po kuptohej nese LSI-ja ishte ne qeveri apo ne opozite. Dhe nje dite para marreveshjes Rama – Basha, LSI-ja u dhe PDIU-ja u bene haptazi kunder Rames. Keto parti plehra e mbanin kryeministrin e Shqiperise gjithmone nen presion. Atehere Rama u detyrua te beje marreveshje me Bashen. Eshte kaq e thjeshte. Dhe nuk kemi lufte brenda llojit. PS-ja do te beje shtet, ndersa LSI-ja do te jete ne pushtet me çdo kusht.. Ajo nuk ka ideologji, perveç asaj te Interesit.
Kryeministeri me pa dinjitet ne histori. Ka pasplot qeverri te ndyra. Edhe kriminale si e sali berishes, po kjo qeverri eshte bytheperjasht. Eshte nudo
LSI eshte kanceri qe po ha pak e nga pak hoqerine shqiptare.Te zhduket fare nga skena do te jete nje fitore per reformat.
E prishe Arben Duka. Te kam lexuar me kenaqesi e respekt, por me kete poezi e prishe.
Vetem kritikon Ramen! Do te kishe shume te drejte, por vetem nese Meta nuk do te ishte ai qe eshte bere.
Vetem per Ramen e ke kollaj te besh poezi, se fillimet I ka me PD-ne, ashtu si dhe Gjinushi aleat I PD-se, etj?!
Po per Meten , Vasilin , nuk ke. ndonje poezi qe ta pershkruash, per ate ” çka ka bere, ç’po ben, e ç’parashikon te behet”, ??!!
Me vjen keq, por politika I ndryshon njerzit, I ben te babezitur.
Ne qe dime te “dallojme sapunin nga djathi”, duhet te jemi te mençur te zgjedhim ne kete situate, te perfitojme aq sa mundemi, ne kete “demokraci” ,qe na eshte sevirur, jashte vullnetit tone.
Me shume respekt
SHQUP bejtexhiu e ka pasur si shtepi te dyte ne Kohen kur ishte ushtarak. Cdo dite ky dhe shoket e tij nga mengjezi ne dasrke e kalonin aty edhe me te ngrena edhe me te pira. Dhe ata qe quheshin “civila” nuk lejoheshin te hynin aty. Pra SHQUP, ishte vend I shenjte per ushtaraket. Ishte me te vertete. Pyesni cdo ish dhe ushtarak te sotem.
Por asnjeri nuk kundershton kur kryetari ne menyre perbuzje apo tallese e perdor fjalen SHQUP.
Dhe ja keta ushtarake dhe edhe vete bejtexhiu e pranojne talljen dhe perbuzjen per shtepine e tyre te dyte, per shtepine simboli te ushtarakeve .
Le te thone se u ka mbetur ndopak dinjitet ketyre, le te pergjigjet dhe Vjosa apo ura e Mifolit.
“Mandatin e parë,
nuk e mbylle dot,
po prapë votën time,
ma kërkon ti sot!” E vertet qe nuk e mbylli dot por jo se nuk qe i zoti,(zotesia qe e Mutes(Ilir Muti)), N.q.s. Meta te ka leshuar edhe ty ndonje kocke ben mire te mos e kafshosh, mos e gelltit ate luge corbe te prishur se do ……. Berja bashke PS+PD tregon qe canceri (LSI)paska avancuar shume!
Budallenjte e skraparit
I bejne kenge ilir gomarit
Kembeshtrember shkurtabiqe
Kokemadh e shtrembanuqe
Hileqare i djallezuar
Nje hajdut i kamufluar
Vodhi fabrika uzina
Floririn me makina
Dhe me ramen ndan pazare
E shoqja gojen kamare
Edi rama pis budalli
E beri president nga halli
Sdeshi me te ndaj pazare
Do ti mare vete per fare
Per te mos humbur karrigen
Ben marveshje me demokratiken
Ju do merrni ministrite
Te me lini kryeministrin
Se per vete e kam hallin
Jo per popullin budallin.
Me beni prap nuse te nuseroje
Heren e dyte e gisht ne goje
Sazan e karaburun
Do ti bej si dua une
Do ti jap me koncesione
Popullit nga nje bonbone
Detin grekut ja dhashe
Ndryshe nga se ju thashe
Nuk pyes une per gjykate
Meta me bashen me lene rehat
Se pazare kemi bere
Per te perlare te tere
Toka, dete, nafte, flori
Se nuk pyesim per njeri
Le te derdellise arbeni
Ne slevizim nga ky veni.
Populli qe voton kot
Karrigen sna e merr dot
Kemi shpikur rrotacionin
Me cdo menyre ta mbronim
Poet me real ne shprehet poetike te gjitheve sna pelqeu kjo levizje po administrata e shtetit ishte mbushur me parazitet e bandes lsi mbetje te partive te tjera e sidomos ata te pd qe u trasformuara ne bandite leseista dhe benin namin ne lufte brenda lloit sic shpreheni dhe ju. Duhet spastruar kjo specie brenda lloit sic ben lejleku me zogjte e tij qe pastron flene nga parazitet dhe grindavecet brenda saj. Apo seshte keshtu z. poet që mundohesh te tregohesh objektiv duke mbrojtur kancerin e politikes shqiptare banden lsi dhe hajdutin e kapur me bllok ne dore Liken.
LSI
LESH E LI
LEVISJA SPECIALE PE INTERES
LEVIZJE E SPECIALIZUAR SEMUNDJE ME SHKAKTIM
LEVIZJA E SPECIALIZUAR VENDIN PER RRENIM!
Per inat te sime vjerre
Shkoj e fle me mullixhine.
Hahahaaaaaaaa.
Lexoni komentet e popullit budalla.
Rama po fle me bashen per inat te metes.
Hahahaaaaaaaa.
Dalin fjalet e plakave e te pleqve.
Gjynah sa budallenj ka bota.