Google ka vendosur që të kujtojë sot 96-vjetorin e Nelson Mandelës.
Sapo hapet faqja e Google, në ekran shfaqet portreti i ish-presidentit jugafrikan.
Me një doodle interactive, Google kujton përvjetorin e lindjes së Mandelës, që ndërroi jetë një vit më parë.
Nelson Mandela lindi në 18 korrik 1918 në Mzevo dhe u nda nga jeta në 5 dhjetor 2013 në Johanisburg.
Ai cilësohet si një nga simbolet e rezistencës me anë të paqes./b.l
