Mandzukiç dhe Dybala i japin Superkupën Juventusit

Dita

Juventusi mposhti 2-0 skuadrën e Lacios dhe siguroi trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë.

Në finalen e zhvilluar në Shangai në një terren të rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në të dytën, dy blerjet e reja të Juventusit në sulm, kroati Mandzukiç dhe argjentinasi Paolo Dybala vulosën rezultatin.

Sulmuesi shtatlartë kroat shënoi me kokë në minutën e 69 pas një krosimi nga e djathta e Lihtshtajner, ndërsa 4 minuta më vonë Paolo Dybala dërgon në rrjetë një pasim të marrë brenda zonës nga Paul Pogba, që mban mbi supe numrin 10, një numër i rëndë në fanelën bardhezi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *