Mandzukic i dërgon “selam” Leo Messit dhe Argjentinës

DITA Online

 

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, është optimist për ndeshjen kundër Argjentinës, e dyta për të tijtë në Botërorin e Rusisë 2018.

Ai siguron që dy herë kampionët e botës dhe ylli i tyre, Lionel Messi, janë rivalë si çdo tjetër.

“Në fushë nuk i trajtojmë të gjithë kundërshtarët njësoj. Argjentina do të synojë të na mundë, por nuk do ta lejojmë që të ketë sukses. Kjo është e gjitha. E njëjta gjë vlen edhe për Messin, si çdo tjetër”, – tha lojtari i Juventusit për gazetën sportive kroate, “Sportske Novosti”.

Lidhur me fitoren 2-0 ndaj Nigerisë, në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës, e cila e ka vënë Kroacinë të parën në Grupin D, sulmuesi tha: “Psikologjikisht, ajo që kemi arritur është e rëndësishme, tri pikë të vlefshme në portofolin tonë. Por, është e qartë se do të përballemi me dy ndeshjet e mbetura me seriozitet të njëjtë maksimal”.

Mandzukiç është optimist për rezultatet e kombëtares së tij në këtë Kupë Bote: “Nëse të gjithë vazhdojmë të besojmë në një rezultat të mirë dhe japim gjithçka në fushë, siç bëmë me Nigerinë, atëherë do të ecim përpara. Natyrisht, uroj të na shoqërojë edhe fat, i cili është shumë i rëndësishëm në futboll. Unë mendoj dhe jam i sigurt, ashtu si shokët e mi, se do të kemi sukses në këtë Botëror”.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Gazetar injorant! Çfare eshte kjo fjala “Selam”? ore idiot?
    Eshte mbushur gazetaria shqiptare me shpellare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *