“Mangësitë e paketës fiskale 2016. Godet prodhimin vendas”

Saimir Lleshi
Zv/ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Leonard Beqiraj dhe Perfaqesuesi i Konfidustrias Gjergj Buxhuku, gjate paraqitjes se programit te bashkepunimit ekonomik dhe tregtar te vendeve te Korridorit 8 (Itali, Shqiperi, Maqedoni) AMICO, ne hotel Tirana.

Konfederata e Industrisë kërkon që të rishikohet paketa fiskale e vitit të ardhshëm.

Duke iu drejtuar komisioneve parlamentare ku ka nisur diskutimi për këtë paketë, Konfindustria vlerëson se drafti është në kundërshtim me interesat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, prodhimit vendor, mjedisit të biznesit dhe pengues edhe për vete synimet afatshkurtra buxhetore të Qeverisë.

“Ndërlikimi i tejskashem i sistemit fiskal me përjashtimet mbështetur në parimin e dështuar të qarkullimit vjetor ne nen dhe mbi 5 dhe 8 milion leke/vit, qe shumëfishon trysninë për evazion fiskal dhe korrupsion, shtimi i taksave të reja si 10% e primit te sigurimeve pa prekur rregullimin e sektorit, vendosja e taksës ndaj makinave të ashtuquajtura “luksoze” pa marrë parasysh vlerën e tyre, goditja ndaj masave mbrojtëse te prodhimit vendor dhe favorizimi i importeve në industri te rëndësishme, etj., flasin qarte për problematiken e draftit të paketës fiskale 2016 dhe domosdoshmërinë e përmirësimit të saj”, thuhet në deklaratën e shpërndarë të dielën nga Konfindustria.

Sipas deklaratës, dy vitet e fundit, paketa fiskale ka dështuar në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto si dhe ka goditur fuqinë konkurruese të vendit tonë për tërheqjen e investimeve të huaja. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *