Tashmë, stili, klasi, thjeshtësia dhe origjinaliteti që marka spanjolle e veshjeve MANGO përcjell nëpërmjet koleksionit të saj, janë të mundur edhe për meshkujt shqiptarë, sidomos për ata që janë më të kujdesshëm me paraqitjen e tyre dhe që janë kërkues ndaj detajeve dhe elementeve dalluese në veshjet e përditshme.
Pas një rrugëtimi të suksesshëm 13 vjeçarMANGOe ka forcuar prezencën e saj në Shqipërime prezantimin e linjës së re të MANGO MAN.
Linja e re për meshkuj gjendet tanimë në dyqanin MANGO në QTU, rihapur vetëm pak ditë më parë, me ambjente tërësisht të rinovuara që kanë në bazë konceptin më të ri që brandi ka aplikuar në dyqanet e saj edhe në mbarë botën.
![]()
MANGO MAN është krijuar nëvitin 2008 me qëllimin për të ofruar njëpamje më bashkëkohore dhe moderne edhe për konsumatorët meshkuj.Stili i kësaj linje ka në themel klasiken, por duke i shtuar ato elementët e duhur modernë dhe fashion dhe duke përshtatur trendet më të fundit të modës me stilin urban të jetës së përditshme. Koleksioni për meshkuj ofron veshje të ndryshme që plotësojnë nevojat e të gjithë konsumatorëve. Është linja smart casual qëi dedikohet një target-grupi më të pjekur dhe urban si dhe linja casual me veshje moderne dhe rinore, perfekte për ditët e pushimit. Në koleksionin e Mango Man gjejmë gjithashtu edhe linjën e kostumeve me stile të ndryshme e me shumllojshmëri prerjesh dhe çmimesh. Nuk mungojnë edhe linjat mëfashion që ofrojnë veshjet më trend të momentint si dhe linja denimpër më të rinjtë.
MANGO është një markë spanjolle e themeluar në 1984 dhe është sot një nga komapnitë lider në botë në fushën e modës. Kompania e ka qendrën nëqytetin e origjinës, Barcelonë, dhe numëron rreth 2.200 dyqane në 109 shtete të botës.
Në Shqipëri, MANGOështë prezente që prej vitit 2005, me dyqanin e parë hapur nëqendrën më të madhe në atë kohë, QTU,dhe më pas u zgjerua me dyqanin Mango në TEG.Kjo markëka qenë e vazhdon të jetë një nga markat që orienton tendencat e modës në vendin tonë dhe që vishet e pëlqehet edhe nga personazhe tënjohurafushës së modës dhe televizionit.
Me koleksionin për meshkuj qëi bashkohet atij për femra, MANGO do të ofrojë tashmë zgjedhje të zgjuara, komode dhe moderne për më shumë konsumatorë.
MANGO është një prej 10 markave internacionale si:PARFOIS, CORTEFIEL, SPRINGFIELD, WOMEN’SECRET, CARPISA, OKAIDI, GOLDENPOINT, PRENATAL, GEOXqë Fashion Group Albania manaxhon me tënjëjtatprocedura, eksperiencëpune, tipologjidyqanesh, prezantontënjëjtatproduktetëmarkavendërkombëtareqëtregtondheç’kaështëmë e rëndësishmepërkonsumatorin, politika e çmimeve, promocionevedheuljevediktohetngavetëmarkapërfaqësuesendërkombëtare.
Fashion Group Albania ështëgrupi retail iparëshqipëtarqëaktualisht ka në strukturat e saj mbi 150 punonjës, nga të cilët 30% janë pjesë e kompanisë prej të paktën 5 vitesh duke teguar kështu sigurinë që të jep puna në një kompani të suksesshme ku stafit është shumë i rëndësishëm.
Fashion Group Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Jumbo, Neptun, SPAR, etj.
![]()
![]()
![]()
