Dr. Adem Harxhi
Botuar në DITA
Shëndeti dhe kënaqësia seksuale arrihen më mirë, kur dy partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, kur janë mendjehapur dhe të kujdesshëm. Manipulimet, shtirja dhe hipokrizia nuk janë shprehje e respektit dhe mirësisë.
Manipulatorët janë egoistë, që i fshehin dhe shtrembërojnë qëllimet dhe dëshirat e tyre të vërteta. Në çdo marrëdhënie ata përpiqen të arrijnë gjerat që atyre u pëlqejnë: seksin, egoizmin, pushtetin dhe kontrollin.
Djemtë dhe vajzat që shfrytëzojnë të tjerët, për të plotësuar nevojat e tyre, nuk përjetojnë emocione të çiltra dhe miqësi të forta. Ata, me pretekste fallco mund ta “vjedhin” një marrëdhënie, por ata dikur nuk do të ndjehen mirë as me veten. Ata do të ndjehen të vetmuar dhe të hidhëruar. Sjellja e tyre nuk lëndon vetëm viktimat, por edhe ata vetë.
Seksi, kurrë, nuk duhet të jetë një detyrim.
Në qofte se dëshironi të bëni seks me një person që e doni, shprehjani atij dëshirën tuaj. Mos prisni që ai të ndjejë atë që ndjeni ju. Mos përdorni kurrë shprehje si kjo: ”Në qoftë se më do me të vërtetë, ti duhet të bësh seks me mua”. Këtu dëshira ngatërrohet me detyrimin.
Që të tregoni se jeni të kujdesshëm dhe të ndjeshëm, gjuha që përdorni, duhet të jetë plot dhembshuri. Kur ju përdorni moralizime me tepri, ju e keni humbur dhembshurinë. Për shembull, është krejt pa ndjeshmëri dhe shkatërruese, po qe se i etiketoni si “kurva”, “kurvarë”, ”bredharakë” dhe me terma të tjera të papërshtatshme, ata që bëjnë më shumë seks nga ju.
Përpiquni të jeni vetja juaj, që të gjeni mënyrën më të mirë për të vepruar sëbashku. Nuk është as e shëndetshme e as tërheqëse, kur përpiqeni të bëheni si dikush që nuk jeni.
Mos e gjykoni e mos e krahasoni veten me të tjerë. Vlera juaj unike, nuk qëndron në ngjashmërinë me shokët, ose me yjet e medias. Ju do të dukeni kallp, po qe se imitoni të tjerët dhe nuk paraqiteni si vetia juaj.
Që të jeni vetia, ju duhet të ndjeni e të dini se kush jeni në të vërtetë. Përqendrohuni në përsosjen dhe lartësimin e personalitetit tuaj. Vetëm kështu, do të bëheni më interesantë dhe më specialë. Për të qenë të ndershëm dhe të dashur me të tjerët, ju duhet të jeni të ndershëm me veten dhe ta doni veten tuaj. Ju duhet të jeni të vërtetë me veten, që të jeni të vërtetë me të tjerët.
Është me rëndësi të jeni të ndershëm, por duhet të tregoni simpati e dhembshuri për shokët e shoqet.
Në qofte se djemtë i trajtojnë vajzat si të barabarta…
Në qofte se djemtë i trajtojnë vajzat si të barabarta, shoqërisht dhe ekonomikisht, vajzat do të inkurajohen për më shumë seks, madje, për seks më të mirë. Me këtë dua të them se vajzat duhet të jenë po aq të lira sa edhe djemtë, për të filluar marrëdhënien. Barazia i bën më të përshtatshëm kufijtë fizikë dhe emocionalë midis djemve dhe vajzave.
Kjo ndihmon që pëlqimi të jetë i ndërsjelltë. Kur vajzat dhe djemtë ndjehen mirë dhe të barabartë me njëri-tjetrin, e kanë më të lehtë të zhvillojnë Diskutimin Para Seksit, që është i domosdoshëm, përpara se ata t’i thonë “po” ose “jo” uverturës seksuale.
Në të gjitha llojet e marrëdhënieve që mund të keni, seksi, duhet t’u ndihmojë të përmirësoni cilësinë dhe kuptimin e marrëdhënies. Të kënaqesh me seks, nuk është e pamoralshme. Ata që nuk bëjnë seks, nuk janë më të moralshëm nga ata që e duan seksin.
Po qe se e trajtoni njëri-tjetrin si të barabartë dhe jeni të ndershëm, të hapur, të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, seksi nuk ka si të jetë imoral.
Pse Suedia është më pak violente
Studimet në të gjitha kulturat e botës tregojnë, sa më represive të jetë një shoqëri lidhur me seksin, aq më shumë inkurajohet frustrimi, agresioni dhe violenca seksuale. Suedia është më pak violente, nga ç’janë shumë vende të tjera. Pse? Sepse në Suedi ka më shumë mbështetje për kënaqësinë seksuale dhe për edukimin seksual.
Nuk është e shëndetshme e as normale, që kënaqësia seksuale të kufizohet e të shtypet, ose të censurohet. Për të vendosur në se duhet të jeni seksualë, ju duhet të vini në peshore faktet pro dhe kundrat. Do të ishte gjë e mençur, që ju t’i bënit vetes këto pyetje:
- ” A dëmtohet dikush nga që unë bëj seks?”,
- “ A do të përfitoj unë dhe i dashuri im i mundshëm, prej seksit ?”
- “ A më bën të lumtur kjo marrëdhënie seksuale?”
Natyrisht, ju nuk mund të dini nëse dikush do të lëndohet. Ju nuk mund të dini nëse një sëmundje infektive seksuale, ose një shtatzëni e padëshiruar do të ndodhë. Por, ju e keni një mjet të mençur në dispozicion. Ky mjet është Diskutimit Para Seksit. Ky diskutim do t’u lejojë të llogarisni rreziqet e mundshme dhe përfitimet që do të keni nga seksi. Para se të filloni seksin, bashkërisht, duhet të vendosni të jeni të përgjegjshëm dhe të praktikoni seksin më të sigurtë.
Seksi duhet të jetë aktivitet serioz, por në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe gëzim, edhe lojë, edhe kujdes edhe kënaqësi e madhe. Në këtë seri artikujsh për të rinjtë, ju do të mësoni për takimet, për të ashtuquajturit shokë për përfitime dhe hooking up-et. Ju do të mësoni për të mirat dhe të këqijat e tyre. Revistat e adoleshentëve dhe të rinjve, si dhe web-sitet, i trajtojnë, vazhdimisht këto zgjedhje seksuale. Disa, i ngatërrojnë “hooking-upet” me “shokët për përfitime”.
Ju duhet të dini, se këto dy nocione janë dy lloj zgjedhjesh të ndryshme. Të jesh një shok i vërtetë, siç ndodh në marrëdhëniet “shokë për përfitime”, është krejt ndryshe, nga të bësh seks me një të huaj, të cilin, kurrë, nuk e ke njohur më parë, siç ndodh ne “hooking-up”, ose seksin rastësor.
Pavarësisht zgjedhjes që keni bërë, ju e keni të vështirë të kontrolloni tërësisht ndjenjat tuaja, kur jeni duke bërë seks. Nuk është mirë të shtireni sikur nuk çani kokën për dashnorin, kur në të vërtetë shqetësoheni për të.
Tregoni kush jeni, pa i mbytur ndjenjat tuaja dhe pa u përpjekur të jeni zotërues. Kur jeni emocionalë, kjo nuk tregon dobësi. Krejt ndryshe, kjo tregon se jeni të shëndetshëm dhe normalë.
Në qoftë se, gabimisht, e shikoni seksin si një lojë
Në qoftë se, gabimisht, e shikoni seksin si një lojë, të jeni të sigurtë, që askush nuk do ta fitojë këtë lojë. Të dy mund të jeni të humbur. Disa nga ju, mund të kenë më shumë se një partner, ndonëse, emocionalisht, janë më të lidhur me njërin prej tyre. Kjo tregon se ata nuk janë akoma gati për jetën seksuale. Dhe, shumica nga ju, nuk janë akoma gati dhe të aftë, që të jenë seriozë dhe të përkushtuar ndaj një personi tjetër. Deri sa e vërteta është kështu, atëherë, pse nuk prisni deri sa të rriteni edhe pak. Duke pritur, ju do të bëheni emocionalisht më të përshtatshëm dhe do të ndjeni se jeni gati?
Po nuk vepruat kështu, ka shumë mundësi, që ju të shkoni nëpër një seri marrëdhëniesh dramatike dhe prishjesh të dhimbshme. Këtë askush nuk e dëshiron. Vetëm zgjedhjet e mençura që do të bëni, do t’u japin qetësinë mendore. Juve nuk u duhen dramat e forta. Lërini dramat e forta për “soap” operat e televizionit.
———
Botuar në DITA në rubrikën e posaçme të Dr. Adem Harxhit. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit
O doktor ti je lodhur shume.
Ke shkruar shume dhe ke perkthyer shume tabloide qe jane pa fund ne internet dhe kudo. Eshte vete jeta qe te jep plote raste.
Konstatoj se ti vete di shume pak per seksin dhe marredheniet ne cift.
Duket qe nuk ke patur asnjehere dashnore dhe je kullandrisur me ate qe te ka rene per hise.
Me sa duket edhe me ate akoma nuk ja ke gjetur, megjithese e ke mbyllur tani se veglat kur nuk perdoren ndryshken me shpejt.
Dr. Adem Harxhi
sikur unë të isha femër dhe ju të vepronit kështu si përshkruani këto situata??
do të kisha bërë seks me ju!!
jo se do ta ndjeja,por thjeshtë për mos me ju prish qefin!!thjeshtë që juve të mos ju mbetet hatri pas tërë asaj dhëmshurie që trasmetoni!!
doktor,moni i ka rënë pak si kasapçe,por ka të drejtë!!
sot seksi nuk është më një tabu që nuk duhet përmëndur e aq më pakë nuk duhet bërë!!
sot seksi është një nga veprimtaritë e jetës njerzore,si për kënaqsi dhe për shumimin e rracës tonë!!duke e ditur se dy njerëz nuk janë njëlloj,dhe bile,i njëjti njeri në kohë të ndryshme nuk është më i njëjti,seksi mund të bëhet si ja do qejfi seicilit!!si ja ndjen zemra!seicili ndjen kenaqësinë e tij,dhe shpresoj që ti sjellë dhe sa të jetë e mundur më shumë anës tjetër të njëjtën kënaqsi!
të vetmen këshillë që do të jepja është të mos bëhet asnëherë me dhunë,fizike a psiqike!!
një seks i tillë nuk është gjë tjetër veçse përdhunim!!
seksi mes dy persovave është i ndërsjelltë!të dy palët bëjnë seks me njëri tjetrin dhe jo vetëm njëra anë!!
pothuajse e afërt me përdhunumin është dhe mashtrimi me qëllim të pastër seksin!!
per ju te dy siper; (m..dhe c..)
pyetje shqip; nese flisni, mashkulli per vete dhe femra per vete, per
seks te lire, a do pranonit Ju ,qe grate tuaja (nese keni) te Qihen me meshkuj te tjere ???–
Bqir që në pseudonim!!
mos vallë mendon se jemi të gjithë si ti??
i rilexova të dy komentet,si të dritanit dhe timin,dhe askund nuk pash ndonjë arsye që mbështet këtë pyetjen tënde!!
mos vallë ke dashur tia drejtosh vetes një pyetje të tillë??
apo thjeshtë??
Bqiri,Bqir mbetet!!