Manja çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Pronave

J L

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për shtyp deklaroi se zyrtarë të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave janë të përfshirë në korrupsion, ndërsa shtoi se ka firmosur kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të këtij institucioni, Jonida Baçi.

Teksa ka dhënë detaje për skemën e korrupsionit të zbardhur nga hetimi disa mujor nga njësia Antikorrupsion, Manja ka shtuar se është koha që SPAK të hetojë në vazhdim.

Pas një hetimi të gjatë, rezulton se zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave dhe disa drejtues rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do t’ja drejtoj SPAK. Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve

Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, ku zyrtarët janë përfshirë në abuzim pronash. Ish pronarët që disponojnë vendimet e komisionit të kompensimit të pronave, i disponojnë këto vendime për një kohë të gjatë….

Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës”, tha Manja.

Manja prezantoi 2 skemat e tjetërsimit të pronave dhe abuzimeve financiare. Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se skema e parë e kapur është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me radhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.

“E para, ish pronarë që disponojnë vendimet e kthimit të pronave për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë për një kohë të gjatë të marrjes së kompesimit kundrejt parash dhe kompensimit fizik, që nuk e kanë bërë dot. Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjensisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarish 100%  dhe por janë kompesuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë, me përparësizi të agroturizmit dhe turizmit malor. E më pas pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe zyrtarëve të kësaj agjencie

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informate, pra është një bashkëpunimi ligjor të Kadastrës dhe abuzimit të pronave, ish pronarët duhet të kompensohen financiarisht, sipas praktikës që agjencia e ka vendosur si standard, skema e kompesimit do të ndjekë rendin konrologjik të kadastrës, pra vendimi i parë likuidohej më e para, ka ish pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë shuma qesharak për shkak të pronës nga ndërtime informale, ndërkohë kemi ish pronarë që nga koha 1-17 ditë janë kompesuar në shuma marramendëse deri në 500 mln, çka na bën që të dyshojmë që ka abuzim. Flas nivelin drejtues më të lartë të kësaj agjencie, janë disa skema të tjera që janë përdorur, po kjo i mbetet SPAK të çojë para përgjegjësisë personat konkret. Në mbetemi të hapur që të vëmë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentet”, tha Manja.

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Pronen normalisht Duhet te ma kthente e djathta e bajges Sali. por pasi kaloje peripecite e 20 viteve me mashtrime ku cdo here kerkohej ndonje dokument i ri per te merzitur e te hiqje dore panvaresisht se ti kishe dokumente origjinale dhe cudia ndodhi ne fund kur vlera monetare e truallit te jepej por duhet te lije 20 perqindshin ndryshe nuk vinte radha kurr. pra kam lene bakshish 60 milion leke per kafshet dhe ky quhet krim dhe jo abuzim. Keshtu bente edhe Gita e Zeni kur vinin te huajt qe te investonin te paguanin haracin e pastaj bajga Sali jepte firmen se ndryshe nuk miratohej. Kjo eshte Shqiperia me hajdute e bandite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *