Manja: Sita e vettingut është e hollë, hidhërimi i opozitës nuk e ndal dot

Leda Hysa

 

“Nisja e Vettingut e ka hidhëruar opozitën dhe liderin historik të saj, Sali Berishën”, kështu është shprehur kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat.

Manja tha se asnjë baltosje e mëtejshme e Vettingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar.

“Në 23 Mars 2018 Vettingu ngriti siparin. Vendimi i parë provoi se sita e Vettingut është e hollë sa të nxjerrë bashkë me krundet e zajresë 27 vjeçare të gjyqësorit dhe grurin e pajustifikuar. Gjatë këtyre ditëve opinioni publik ka pritur që opozita të thotë dy fjalë për procesin e zbatimit të reformës në drejtuesi, por më kot, të hënën opozita jo vetëm që nuk e priti mirë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por me shumë mllef politik e anatemoi zbatimin e reformës në drejtësi.

Por në drejtësi ka fakte të ditura botërisht nuk hidhen poshtë nga askush dhe ishte po kjo opozitë që e bllokoi reformën në Drejtësi për gati një vit me ankimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe me çadrën e “Republikës së Re”, përfundoi Manja.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *