As PD dhe as PS nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet pa LSI-në, shprehet në një intervistë për Ora Neës sekretar i LSI-së, Ylli Manjani. Duke komentuar situatën para hapjes së fushatës, Manjani thotë mes forcave politike ka një garë se kush i bën LSI-së ftesën më të bukur për aleancë.
“As njëri, as tjetri nuk i fitojnë dot zgjedhjet. Ka një progres në rritje elektoral dhe politik të LSI, ky është fakt. Është anëtarësia që do marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur, për koalicionin. Por, i gjithë ky debat tenton të shmangë vëmendjen nga çështje me rëndësi për vendin, siç është çështja ekonomike, çfarë projekti kanë me të ardhmen ekonomike. Kjo çështje nuk shtrohet dhe për këtë arsye muhabeti kthehet në personal, kush është me këtë apo me atë. Kushdo që është në këtë qasje, pra me thelbin e gjësë, është absolutisht në krahun e LSI. Deri më sot nuk ka asgjë nga asnjëra palë. Mbi këtë bazë ndërtohen dhe disiplinat e aleancave. I gjithë debati është kthyer ç’ka bërë Argita dhe Linda Basha, apo kush do të jetë me Ilir Metën dhe kush e bëri ftesën më të bukur. Ne kemi çështje shumë të rëndësishme përpara”, tha Manjani.
Me vjen keq po ky eshte psikopat,ju qofshi qe mereni me kete.