Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është një tjetër figurë politike që ka komentuar përgjimet e reja të gazetës gjermane Bild. Në komnetin e tij në rrjetin social Facebook. Manjani i është referuar edhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama që do të hedhë në gjyq gazetarin Tiede.
Manjani shkruan:
“Sa më shumë reagon aq më thellë zhytet.
- Vijon të konfirmojë vërtetësinë e përgjimeve, sepse vijon të merret me sekretin.
- Megjithatë Arben Keshi u bë shef policie në Bulqizë pasi kreu me sukses masakrën zgjedhore post Shukri. Pra e promovuan…
- “Do ta bëj prapë” – thotë udhëheqësi. Pikërisht ky është problemi, që Ai e bën prapë të njëjtën masakër zgjedhore.
Do kërcënojë mësuesit, do përdorë policinë, do blejë një votë 5000 lekë, do çojë furgona me “çunat me probleme”….
- Hedhja në gjyq e BILD është qershia mbi tortë. Do ta provojë tek “drejtësia e vërtetë gjermane”. Hahahahahahahahhahaah…
Ta provojë! Shumë mirë do bëjë! Ta kuptojë se ç’është drejtësia.
Atje për shumë më pak sesa ka bërë ky në vendin e vet, drejtësia të hedh hekurat.
Të shkojë iher, ta provojë…
Tashmë do ta vizitojë Berlinin, jo si Kryeministër por si palë që ndjehet i shpifur…”
Manjani bën edhe një bilac të zhvillimeve të fundit:
“Bilanc:
- Qeveria e gjitha në dorë të Edi Ramës.
- Parlamenti në dorë të Edi Ramës.
- Prokuroria dhe drejtësia i shërben Edi Ramës.
- Media e kontrolluar nga Edi Rama.
- Votimet të blera nga Edi Rama.
- Presidenti kërcënohet me shkarkim, sepse kundërshtoi Edi Ramën.
- Opozita kërcënohet me burg e me polic, se është kundër Edi Ramës.
Edi Rama nuk firmos askund…”
e.ll./dita
