Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se reforma në drejtësi do të bëhet dhe se për të nuk ka asnjë diskutim.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjyqtarëve, ministri iu drejtua me kritika gjyqtarëve.
“Përditë në zyrën time vijnë ankesa për shërbimin e munguar të gjyqësorit. Jo më zvarritje përmes raporteve mjeksore fiktive.
Mes gjyqtarëve ekziston tendenca sikur po punohet për ditën e fundit.
Ka tendenca shthurje në punën e përditshme të gjyqësorit. Në emër të së ardhmes po iu shesim qytetarëve padrejtësi.
Këto gjëra janë të papranueshme. Secili të bëjë punën që i takon. Askush të mos trembet nga reformat, puna duhet të vijojë” deklaroi Manjani.
Ministri Ylli Manjani nuk la pa përmendur edhe ndjesën që ishte i detyruar t’i dërgonte Francës për lirimin nga burgu të Domart Konjarit.
“Drejtësi franceze i dënon, ne i lirojmë dhe e kisha një hall kur i kërkova ndjesë qeverisë franceze. Ky vend nuk bëhet evropian nëse nuk zbaton vendimet e Evropës,”- përfundoi Manjani.
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u bëri apel aktorëve kryesorë të përfshirë në reformën në drejtësi që të gjejnë një konsensus, pasi sipas tij efektiviteti i një sistemi gjyqësor është një indikator bazë për investitorët./E.T

Qofte e afert dita kur nuk do t’a shoh me neper media zhezair zagar-njorin,,,,si nje nga eksponentet me malinj ne sistemin e korporates kriminale te dreqesise “gjin gjoni”.
GJYQTARET KANE HAKE RRJEPJEN PER SE GJALLI.
NDRYSHE NUK KA DREJTESI NE SHQIPERI.
Ditetet e fundit i ke ti,
Ti Manjaku Manjan je nje Gamur pa samar,
Per jemi te detyruar te degjojme tyj me gjithe
gomarlleqet e tua sepse niveli yt juridik eshte qe
ti marresh te keqen Gomarit,