Manjani i dërgon Nishanit propozimin për faljen e Nazime Vishës

Dita

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i dërgoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani propozimin për faljen e të dënuarës Nazime Visha.

Në një njoftim zyrtar, ministria sqaron se ky propozim vjen në përputhje të ligjit për faljen. “Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur“, thuhet në njoftim

Më herët, 22-vjeçarja Nazime Visha kërkoi në gjykatë uljen e dënimit, ose lirimin e saj nga burgu. Nazime Visha kërkon të përfitojë nga ligji i miratuar për aministinë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të jepet më 15 mars.

Në vitin 2013 Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *