Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se janë zgjidhur rreth 5 mijë mosmarrëveshje me ndërmjetësim. Ai u shpreh se ndërmjetësimi është një shërbim alternativ i vlefshëm, i cili shërben si një mjet efikas për uljen e ngarkesave në gjykata.
“Ngarkesa e gjykatave është shumë e madhe. Ndërmjetësimi është një mjet shumë efikas për uljen e ngarkesave në këto gjykata. Duhet ta ristrukturojmë mirë këtë shërbim”, u shpreh ministri.
Manjani tha se kam kërkuar dhe do ta kërkoj që shërbimi i ndërmjetesimit të funksionojë edhe ne komisariate.
“Ne jemi te interesuar te nxisim ndermjetesimin dhe si terapi antikorrupsion”, tha ndër të tjera ministri Manjani.
