Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha sot se në raportet e BE-së, Shqipëria kritikohet për shortin e gjyqtarëve. Këtë deklaratë, Manjani e ka bërë gjatë takimit me Euralius.
“Shorti i gjyqtarëve kritikohemi në raportet e BE. Thirrja ime, përdorini sistemin elektronik. Sistemi nuk na jep informacion mbi gjykimin. Duke mos pasur informacion, nuk gjykojmë dot”, tha Manjani.
