Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti sot në takim raporterët e Komisionit të Venecias, në vijim të axhendës që ata kishin planifikuar gjatë vizitës në Tiranë.
Gjatë këtij takimi, të pranishmit kanë bashkëbiseduar mbi disa çështje me mjaft rëndësi që lidhen me reformën në drejtësi, sikurse ishin roli i Ministrit të Drejtësisë në raport me sistemin gjyqësor si dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Gjithashtu gjatë diskutimit me rëndësi u cilësuan edhe çështjet që lidhen me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa është folur edhe mbi parimin e karrierës dhe rekrutimin e tyre.
Ministri Manjani dhe raporterët e Komisionit të Venecias kanë shkëmbyer mendime mbi procesin konsensual të hartimit të ndryshimeve kushtetuese,
Të pranishmit kanë vlerësuar nevojën për vijimin e bashkëpunimit gjatë procesit të hartimit të ligjeve në zbatim të reformës.


Nje foto interesante!
Kater eksperta nderkombetar , nuk ja largojne shikimin manjanit., presin ti jap pergjigje por ai sheh majtas.Perse? Kuptohet qarte se cfare juristesh na drejtojne ne, popullin shqiptar.
Kryenecesi injorantesh.Mediokritet profesional.Zero edukate. Njerez te shitur per pak kacille.
Turp.
Më vjen mirë që Komisioni Këshillues i Venecias është prezent,i gatshëm. Mendoj se duhet një bashkëpunim i sinqertë, pa zbukurime, ligji i prerë këtë presim nga Venecia që populli shqiptar te çlirohet nga zgjedha e politikës.Të shihet ligji për zgjedhjet,të zgjedh populli dhe jo politika.Pra Venecia si mision këtë duhet të propozojë me forcë të zgjedhë populli dhe jo fjalë nqs e njohin sa do pak realitetin tek ne.
Falem nderit !!!