Manjani: Opozita duhet të mbështesë integrimin

Dita

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, deklaroi në studion e “Top Story” se “Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të shprehin gadishmërinë e opozitës për të mbështetur çeljen e negociatave të integrimit një orë e më parë”.

“Procesi i integrimit është proces i brendshëm. Çdo opozitë do të ishte e interesuar që ky proces të ishte sa më i shpejtë. Kjo është në interesin e publikut, që përfaqësohet nga opozita. Basha dhe Kryemadhi duhet të shprehin gadishmërinë e opozitës për të mbështetur çeljen e negociatave një orë e më parë”, deklaroi Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë theksoi se thelbi i integrimit është ekonomia.

“Shteti shqiptar nuk ka bërë reformë në drejtësi, por spektakël. Është përmbysur Kushtetuta e vendit për shkak të ndërhyrjeve idiote, por të detyrueshme për tu bërë sepse do të merrnim ftesën për anëtarësim. Kemi heshtur të gjithë, përfshi mua. E bëmë kompromisin për shkak të hapjes së negociatave për anëtarësim. Por, thelbi i integrimit është ekonomia. Nëse jemi gati të heqim TVSH-në në doganë, jemi në Europë që nesër”, u shpreh Manjani.

“Këtë temë nuk e kemi marrë ende seriozisht. Ne e kemi parë Europën si përfitim. Fermeri që ankohet se nuk i shitet qepa, do të ketë konkurrencën e Europës më pas. Këtë nuk e di asnjeri. Kjo është BE-ja”, shtoi Manjani.

Share This Article
2 Comments
  • Shenim: Ky zoteria ” kacurrels” per here te pare hodhi nje
    ide apo propozim konstruktiv qe i beri thirrje opozites
    destruktive qe PD dhe LSI- ja te dalin me nje qendrim te
    perbashket dhe t’ i shkruajne nje Leter BE,Strasburgut qe
    mbeshtetim celjen e negociatave te Shqiperise me BE-n
    ne vitin e ardheshem. Nje qendrim pozitiv i zotit Manjani.
    Hiq kapadaillekun !

  • Nje mendim brilant i z Manjani.
    Nese edhe kete mandat klasa politike nuk do e mbeshtese
    Edin si kryeminister dhe qeverisjen si te mireqene ,ne do te ngelemi ne bisht te Evropes per dekadat e mepasme.
    Evropa dhe Amerika duhet te imponojne ne vendet ish komuniste stopim te elitave udheheqse ne cdo tre dekada.
    Pse do te thote dikush,
    Ne vitet 73 na vjen ne shkolle ushtarake nje ish komandant i luftes ,burre shume i nderuar. Por pasi kishin ikur vite ne pushtet …ish kethyer ne nul.
    Sepse na pyeti edhe pse ish ne krye te drejtimit te nje sektori te vecante te shtetit.
    “Po ju shtatevjecaren mbaroni ketu ne shkolle”
    I kish ngelur ora ne vitet 44-45.
    Dhe po te degjoni Paloken, Lulin,e ndonje tjeter jane akoma ne revolucion ne vitet 90ta .Dhe me e forta e kane me “komunistin Edi”.
    Keta nuk jane gje tjeter pervecse sharlatane te politikes shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *