Manjani-prokurorëve: Jeni dembelë, çështjet e korrupsionit ulëritëse

Elton Tafaruci

Prokurorët shqiptarë janë dembelë, pasi të tillë i ka krijuar sistemi. Deklarata vjen nga Ministri Manjani, sipas të cilit çështjet penale “flenë” si rezultat i pasivitetit të tyre.

Teksa raportoi në Komisonin e Ligjeve lidhur me inspektimet që Ministria e Drejtësisë ka bërë në 8 Prokurori të vendit, Manjani tha se jane verifikuar rreth 2 mije procedime penale si dhe janë propozuar masa disiplinore ndaj Prokurorëve.

“Kontrolli qe kemi ushtruar në Prokurori ka qenë i planifikuar. Ankesat për shërbimin e Prokurorisë në Ministri janë të një numri te larte qe reflekton besimin e ulet te publikut tek ky shërbim.Konstatimi i parë qe vihet re është se përceptimi për besueshmerinë e organit te Prokurorise është i ulët” deklaroi ministri i Drejtësisë.

Manjani tha se çështje të tilla si ato të korrupsionit janë ulëritëse dhe kërkojnë prokurorë aktivë në krye të tyre.

Duke e lidhur me reformën në drejtësi, Manjani tha se duhet një kod i ri i proçedurës penale.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *