Manjani: Prokuroria ka detyrën të vlerësojë provat

redaktor
Pas dy ngjarjeve të rëndë që ndodhën sot në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe atë të Vaqarrit ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ministri shprehet përmes një postimi në rrjetin social në Twitter se “E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohet vetëm nga Prokuroria e Shtetit! Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë”.

Nga zjarri në burgun e Shënkollit humbi jetën një person, ndërsa 9 mbetën të lënduar, ndërsa në burgun e Vaqarrit u qëllua me armë zjarri nga jashtë një i paraburgosur nga Kosova, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria në Lezhë dhe në Tiranë ka nisur hetimet për të zbardhur dy ngjarjet e rëndë dhe për të vendosur para drejtësisë autorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *