Manjani: Prokuroria ka nisur hetimin për pajisjen e përgjimit

Elton Tafaruci

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me pajisjen e përgjimit të policisë së shtetit. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një prononcim për median ku kërkoi durim për të nxjerrë deri në fund të vërtetën.

“ Ka hetim të çelur për këtë punë. Kini durim të shkojmë në fund.  Të gjitha të tjerat nuk ndihmojnë hetimi.   Nëse ka të vërteta, por edhe nëse  jo duhen sqaruar. Nga hetimi s’duhet të ketë frikë askush . Ka përfunduar koha kur qeveria nuk ekzekutonte vendimet e prokurorisë. Vendimet e prokurorisë janë urdhra për qeverinë” deklaroi ministri Manjani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *