Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sqaruar 8 efekte anësore të kësaj marrëveshjeje. Në një postim në FB, Manjani shkruan se “askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.”
Pasojat..
Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:
1. Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.
2. Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).
3. Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).
4. Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.
5. Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.
6. Nxorri jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.
7. Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.
8. Opozitarizmi mund të marrë goditje.
Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Të gjithë po e kërkonim me ngulm!
Të shpresojmë në më të mirën!


Foli edhe nje pleh tjeter!
Manjani duro edhe nje muaj per te nxire e share nuk eshte ndonje sakrifice e madhe ,por te pakten ngushello Like floririn nga rezultatet qe priten pasi nuk ka me te fitosh 15 deputete ne tryeze dhe pastaj te besh keshilltarin me dashuri dhe urtesi dhe te pretendosh te marresh k/ministrin .
Ti je model i opozitarizmit! Urime per kontributin qe do te japesh!
Hallall plako. Ska me licensa perbaruesish me 120.000 euro
Inside out Jago…