Manjani thotë “mos e merrni seriozisht Berishën”

redaktor
Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate nje takimi me drejtues te zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne te gjithe vendin./r/n/r/nMinister of Justice, Ylli Manjani, Ilirjan Muho, during a meeting with heads of offices Registration of immovable property across the country.

“Deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht, pasi ai njihet për shprehje të tilla bombastike”. Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste dhënë për Vizion Plus. Por pavarësisht “të qeshurës” për deklaratën e ish-kryeministrit, kreu i drejtësisë u shpreh se analogjia e këtij qëndrimi me vitin ‘97 nuk duhet bërë as për shaka.

Lidhur me ngërçin e ri politik që është krijuar pas arrestimit të Emiljano Shullazit, Manjani theksoi se situata është e rëndë, por në fund, sipas tij, rëndësi ka çfarë thonë institucionet dhe jo politika. Kjo e fundit, në këndvështrimin e ministrit, nuk rresht së tentuari për të marrë pikërisht rolin e institucioneve. Për sa i përket një lloj dualiteti të shprehur në media, mes prokurorisë dhe policisë, për arrestimin e Shullazit, ministri i Drejtësisë u shpreh prerazi se çdo shtetas në Shqipëri ndiqet penalisht vetëm me urdhër të prokurorisë dhe policia qëndron në varësi të prokurorisë për këtë procedurë. Gjithçka tjetër, sipas Manjanit, është vetëm diskur politik.

Për sa i përket reformës në Drejtësi, ministri përsëriti se ajo mund të bëhet vetëm me konsensus të të gjitha palëve. Sipas Manjanit, vonesat e krijuara, janë thjesht taktika politike që vetëm e vonojnë procesin.

I njohur si tifoz “i zjarrtë” i Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, Manjani bëri batutë kur u ngacmua nëse do ta linte mbledhjen e qeverisë, nëse luante skuadra gjermane: “Unë kam edhe 2 zëvendësministra”- u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *