Manjani urdhëron hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalëzit

Elton Tafaruci

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalëzit ku do të investonte shoqëria OMNIX. Urdhëri parashikon inspektimin e legjitimitetit të vendimeve të Gjykatës së Durrësit.

Manjani ka urdhëruar mbledhjen e informacionit nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Shoqëria OMNIX u tërhoq nga investimi për shkak se presidenti i kësaj kompanie, Fad Mitri u dhunua fizikisht nga persona të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.

“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018.

Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

Share This Article
11 Comments
  • Kjo nuk do koment, ti shkohet ligjerisht deri ne fund dhe fajtoret te vihen ne bangen e te akuzuarve, ne te kundert ne kete vend nuk do te shohim me investitor te huaj.

  • Cili person a persona kan penguar ne investimin e ne fund largimin e kesaj kompanije(kompania OMNIX).Demi eshte shume shume I madhe.Humben 1200 vende pune,rreth 5000 njerez pa buke dhe sigurisht largimin totalisht te investitoreve te huaj.Mendoj qe shkaktarve tu jepet denim maksimal(te mos dalin nga burgu)

  • Kthejani ate sip.gjigande Shqiperise.Cfare u be ky vend si Perendim i Larget!! Arrestojeni katunarin zaptues “toke e xanun” dhe gjykatesen e Malltezit qe i dha bregdetin shqiptar.Te huajt na shohin si vjedhim token publike,pastaj vijne e na grabisin grekerit e malazijte.

  • Sa mire ia paskan bere. C’fare eshte ky investim barbar dhe cilet turiste do tju vijne ne keto lloj komplekse kuturu?! Skeme mashtrimi e radhes.

  • ky hetim me duket “si kofili pa te vjelit”
    Xhixhat fluturan, e bashke me to njëra pas tjetrës dhe shpresat tona qe nje dite ( Rama) do te ( ta ) behet ky vend.
    Ku ta kerkoj tersin qe ke o Shqiperi?

  • Ky investim duhesh te ishte mbrojtur nga shteti dhe publikuar nga media.Duhej ti ishte bere jehonë e madhe ketij investimi,sherbimet sekrete,policia,administrata e Ministrise te teritorit e Turizmit dhe administrata e rrethit Durrës duhesh ta kishin mbuluar hap pas hapi me te gjithë informacionin shteteror,sidomos pronari shteteror ne këtë rast duhej të ishte garantuesi operativ permanent.Të mos ndodhesh në mbrojtje nga shteti per kete investim kapital,per te cilin tani derdhin lot,dhe tregohen sikur qene në Hënë,tregon dy gjëra:Ose kanë dashur të arrihet këtu ku përfundoi situata,ose të gjitha institucionet që përmënda më lart përfshi edhe median e cila merret me gjëra të rëndomta me parimin “e lagu,s’e lagu”kanë bonsens prej GOMARI,dhe është e turpëshme të kujtohemi mbas vdekjes,për të gjetur shkaqet.Po të qe vepruar në linjën e mësipërme që theksova,nuk do kishte jo një gjykatëse si dora e zgjatur e dikujt por as vetë grupi mafioz bashkë me mbështetësit politik të tyre,që do guxonin t’a bënin atë vepër kriminale të humbjes të investimit kolosal në dobi të popullit.Por populli e kupton të keqen sepse e ndjen në kockë,në varfërinë e tij të tejskajshme dhe natyrisht do përgjigjet kundër varrmihësve të tij.

  • Libamezi me pashaporte amerikane tha , qe me kane provokuar edhe here te tjera ,,e kjo do te thote se lepuri fle gjetiu dhe problemi eshte me i thelle . Per mua Manjani e ben kete deklarate sa per sy e faqe , e esshte i detyruar pa deshiren e tij dhe jo serjozisht keni per tme kujtuar si gjithmone o (NUL) . Qofsha i gabuar,. Per gjirin e LaLzit te gjithe e dime nga fillimi ne fund , nuk ka pase transparence fare nga shteti . Si ka mundesi o komentatore te ipet kjo perle me 1 euro , kjo e komonikuar nga Rama ,para 3 diteve nga sikleti. ,kjo ska bythe e llogjike te ri ..Kurse per gjygjtaren dhe gangsteret qe e rrahen , per mua fshihen te tjere mafjoza te medhenj mbrapa. Do me kujtoni dhe kjo mesele do kaloje pa u lagur , si te tjera pislliqe ,,e jo me shume se dy jave…

  • SA PER SQARIM TE DISA INJORANTEVE,

    VLERA E TOKES SE GJITHE NUK I KALON DISA MILION DOLLAR, DHE INVESTIMI QE KISHTE PLANIFIKUAR PER TE BERE KY ZOTERIA RRETH 400 MILION DOLLAR.

    NE VENDE NORMALE, SHTETI UA FAL TOKEN KETYRE INVESTITOREVE ME KUSHT QE TE REALIZOJNE INVESTIMIN.

    DHE, MBI TE GJITHA GJYKATAT TONA JANE PUNA JONE, TE JENI TE BINDUR SE KY ZOTERIA E KA PAGUAR KOKERR ME KOKERR EDHE VLEREN E TOKES, NE TE BARDHE A NE TE ZEZE QOFTE.

    ESHTE RAST TIPIK QE TREGON SE CFARE SHOQERIE JEMI.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *