Manjani: Vendimet e gjykatave të drejtojnë qeverisjen, dhe jo e kundërta

Herion Mesi

Nga Durrësi, ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se vendimet e gjykatave duhet të drejtonin qeverisjen dhe jo e kundërta.

Edhe pse refuzoi të ndalej në emra të veçantë, Manjani u shpreh se ka ardhur koha që gjyqtarët t’ia bëjnë vetes vlerësimin.

“Në katër muaj detyrë, ndaj me ju konsiderata jo të këndshme. Opinioni publik shkruan dhe ankohet për ju. Nuk ka qeverisje të mirë pa drejtësi. Zullumi dhe problemi i qeverisë thellohet kur ju nuk e bëni detyrën. Nëse grabitja e etikës ndodh nëpërmjet falsifikimit, është një histori që nuk tregon shtet por maskarallëk, ky gjykatës bëhet pjesë e një krimi. Ministri i Drejtësisë nuk e ndryshon vendimin e gjykatës, por si minister ndaj me ju këto konsiderata. Vendimet tuaja duhet të drejtojnë qeverisjen dhe jo qeveria ju, siç po ndodh.  Nuk ka shtet pa gjykatë, ky është roli që duhet t’ju japim” – tha Manjani.

Ndërkaq, ministri paralajmëroi se do të nisë një investigim për  Gjykatën e Vlorës, e cila sipas tij është në një drejtim të paditur. /H.M/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Keni shku per lesh O Manjani! Te gjithe! Jeni deri ne gryke te gjithe! Nuk ka rob qe e shpeton Shqiperine nga mafia! Vetem Zoti!

  • Mos ha mut kot se ti je i pari qe drejtohesh nga qeveria. Mos fol fjale ne ere, se je i ndergjegjshem qe nuk zbatohen kurre. Zbato vendimet e gjykatave, merrja fondet qeverise te shlyesh detyrimet qe burojne nga vendimet e gjykatave. Pse nuk e ben kete, por vec ha mut, mut, mut ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *