Kombëtarja shqiptare duket se nuk do të mirëpritet mirë nga tifozët vendës në qytetin e Strumicës ku do të zhvillohet ndeshja eliminatore, Maqedoni-Shqipëri (e martë, ora 20:45), e vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Gazeta Lajm ka hasur në një parullë tepër fashiste ku në një mur shkruhej “Smrt za Shiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”.
Kjo parullë mund të jetë edhe një paralajmërim për tensione eventuale në tribunat e stadiumit “Mlladost”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi do të ketë edhe tifozë shqiptarë nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Kujtojmë se, edhe ndeshjet e kaluara të luajtura në Maqedoni, Kombëtarja shqiptare është pritur me fyerje antishqiptare.

Nuk pati gje o gazeta Lajm