Maqedoni/ 4 viktima në 24 orë nga koronavirusi, mbi 1400 të infektuar

Leda Hysa

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 4 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 23 raste pozitive.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga Shkupi. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 59 vjeçare nga Gostivari. Në raportin e sotëm të ISHP-së janë evidentuar edhe dy raste të vdekjes si pasojë e Covid-19 në rrethinën e Kumanovës, respektivisht bëhet fjalë për persona të moshës 72 dhe 79 vjeçe. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 77.

Në total në fqinjin tonë numri i viktimave ka shkuar në 77, ndërsa numri i personave të infektuar në 1465.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut tashmë shkon në 738.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *