Maqedoni, balotazh në 28 komuna dhe në Shkup

anazapta

Në zgjedhjet lokale të 24 marsit janë zgjedhur që në raundin e parë 51 kryetarë komunash, ndërsa balotazh do të ketë në 28 komuna dhe qytetin e Shkupit. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Boris Kondarko, gjatë publikimit të rezultateve të para preliminare nga këto zgjedhje.  Balotazhi do të zhvillohet për qytetin e Shkupit ku në garë janë kandidati i VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski, dhe kandidati i opozitës maqedonase të udhëhequr nga LSDM, Jani Makraduli.  Balotazh do të ketë edhe në komunat me kandidatë shqiptarë si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Bërvenicë, Vrapçishtë, Tearcë, Studeniçan, Resnjë, etj. Partitë maqedonase, betejën zgjedhore në raundin e dytë do ta zhvillojnë në Manastir, Kumanovë, Veles, Berovë, Butel, komunën Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Koçan, Kavadarc, Dellçev. etj.  Zgjedhjet lokale të së dielës u mbajtën në 80 komuna  dhe në qytetin e Shkupit. Në 2 976 vendvotime votën e tyre, sipas listës zgjedhore e shfrytëzuan 1 743 403 qytetarë. Këto zgjedhje u vlerësuan si të qeta dhe korrekte, pa incidente të mëdha. (INA)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *