Maqedoni e Veriut/ Pendarovski pranon kërkesën e Ahmetit, emëron një shqiptar në krye të shërbimit inteligjent

DITA Online

Për herë të parë shërbimet e inteligjencës në Maqedoninë e Veriut do të drejtohen nga një shqiptar. Vendimi është marrë nga presidenti Pendarovski, i cili pas një konsultimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ka caktuar në këtë post Erold Musliun.

Artan Grubi, deputet i BDI-së thotë:  “Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje”.

Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit. Në krye të Inteligjencës ai vjen pas punës disavjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Bravo President! Kjo eshte mendesi europiane.

    Dikur Aleksandri i madh me tre gjysher ilir perhapi helenizmin ne tokat e pushtuara te lindjes.

    Sot erdhi koha qe Presidenti mesjetari grek te mare mend nga europianizmi i Pendaroskit.

    Kurse ky toni nuk ka çfare te mare se ai per te cilin beri fushate te shiptaret e Maedonise per ta mbeshtetur ( Gruevski ) eshte ne azil politik te nje racist nacionalist ne Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *