Maqedoni, ngrijnë pasuritë e opozitës

Ornela

 

Një gjykatë në Shkup ka ngrirë pasurinë e partisë opozitarë maqedonase, VMRO-DPMNE, çka përfshin 69 objekte të partisë nacionaliste.

Vendimi është marrë pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme të Maqedonisë, sipas të cilit një lëvizje e tillë bëhet me qëllimin që të shmanget gjatë hetimeve mundësia e shitjes apo dhënies së këtyre objekteve me qira.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme drejtohen kundër 14 personave, mes të cilëve është edhe vetë ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Partia e tij e qeverisi vendin nga viti 2006 deri në vitin 2017.

Prokuroria ka akuzuar të dyshuarit se gjatë kësaj periudhe kohe kanë kryer pazare të paligjshme për financimin e partisë në vlerë prej 4,9 milionë eurosh. Gruevski është dënuar ndërkohë për një çështje tjetër me dy vite burg, por e ka dërguar atë në Gjykatën Penale.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ja nji shembull kur partia dhe politika atdhetare i sherben popullit e vendit pa kene e nevojshme futja e vettingut ne operim.
    Tashti c’doni ma shume ju te rilindjes.Merrni guximin dhe veproni mbasi keni dhe forcen e vettingut qe mos kjofte per gjynahllekun e vetvetes tuaj mjerane qe keni pushtetin dhe strukeni si hijena ne pritje te gjahut qe t’iu sjellin diplomatet e huaj.

  • Vettingu duhet te filloje me pushtetaret, pastaj me ishpushtetaret dhe keshtu ti shkohet litarit te poshtersive deri ne fund.
    Prandaj ripjellesat bejne sikur perpiqen sa per te genjyer njerezit e ne radhe te pare genjehen vete ripjellesat.
    Shqiperia ska as te djathte e as te majte, Shqiperia ka nje klase politike hajduto-kriminelo-tradhetare qe mbushin xhepat dhe mashtrojne dite e nate.
    Shporrja e ketyre eshte shpetimi i Shqiperise.
    Po kjo nuk behet me njerez qe shiten per nje thes mielli.
    Kjo eshte dhe arsyeja qe mergimtareve nuk iu behet e mundur votimi.
    Rama eshte ne mesin e mandatit te dyte, por per votimin e emigranteve nuk i ndihet zeri “patriotit” me brekushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *