Parlamenti i Maqedonisë votoi sot ndryshimet e ligjeve të dala nga marrëveshja në mes katër partive politike parlamentare. Bëhet fjalë për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ndryshimet në MPB, reformat në media, ligji për ndjekje penale dhe ligji për zgjedhjet.
Këto ndryshime dhe votimi i tyre do t’i hap rrugë partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave do të jetë 11 dhjetori.
Përgjegjës për votimin e kësaj pakete sot janë Bekim Fazliu nga PDSH, Artan Grubi nga BDI, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM dhe Goran Sugareski nga LSDM. Më herët deputetët patën debate të ashpra për pikën e rendit të ditës -pyetje deputetësh./zhurnal
