Pyetje skandaloze, me tendenca poshtëruese ndaj shqiptarëve, përmban “testimi ekstern” që e aplikon Ministria e Arsimit në shkollat fillore dhe të mesme për të kontrolluar njohuritë e nxënësve.
Në pyetjet që i ka përgatitur Byroja për Zhvillimin e Arsimit, nxënësit shqiptarë paraqiten si problematikë dhe pak të interesuar për shkollim, kurse ata maqedonas përshkruhen si të shkëlqyeshëm.
Kështu përshembull, disa nga pyetjet i paraqesin nxënësit me emra maqedonas Mirko dhe Sllavko duke diskutuar për shkencë, ndërsa nxënësin shqiptar Agimin, e paraqesin si një të ri që kujdeset për lopët në mal. Madje, në një pyetje, Agimin e përfshijnë edhe në vjedhjen e ditarit të klasës.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ka kërkuar përgjegjësi nga hartuesit e këtyre pyetjeve me tendenca raciste.
“Ky është një skandal që ndodh te nxënësit, që janë të moshës jo madhore. Ne nuk guxojmë të lejojmë që këto fyerje të kalojnë tek nxënësit. Hartuesit e këtyre pyetjeve ofenduese duhet të ndëshkohen”, është shprehur Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.
Psikologu Nezir Bekteshi, thotë se përmbajta ofenduese e pyetjeve të testimit të jashtëm, por edhe në përgjithësi tekstet ofenduese ndaj shqiptarëve, krijojnë paragjykime midis të rinjve me kombësi të ndryshme, që më pas reflektohen me ndarje të mëdha në shoqëri.
“Në këtë moshë ndodh formimi i personalitetit të fëmijës dhe fyerjet ndikojnë në mënyrë negative, pasi krijohet ndarja në mes të fëmijëve dhe krijohen stereotipa për etnitete, gjini apo mosha të ndryshme”, ka deklaruar psikologu Nezir Bekteshi, raporton TCh.
Poshtërimi i shqiptarëve në përmbajtjen e teksteve shkollore dhe pyetjeve të “testimit ekstern” vazhdon të jetë prezent edhe këtë vit, pavarësisht faktit se Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shkup drejtohet nga ministri shqiptar Abdilaqim Ademi.
Në një reagim me shkrim, kjo ministri, fajin për pyetjet skandaloze e hedh mbi Qendrën për Provime Shtetërore dhe Byronë për Zhvillim të Arsimit.
GRUEVSKI NE LITAR.
Persa kohe shqiptaret do te kene 20 parti midis tyre ky avaz do te jete me maqedonasit.
Shqiptaret e Maqedonise nuk duan njeri tjetrin.Kemi pare disa here Ali Ahmetin me Mendu Thacin qe nuk lene gje pa thene per njeri tjetrin. Atehere cfare presin nga Maqedonasit ?
Beni shkolla private dhe beni historite tuaja: na ishte njehere Zvetllana dhe i qeshi Agim k..derrit, pastaj linden nje djale dhe e quajten Gruvesk bukuroshi ,,,,,
Po edhe se kan shume keq maqedonasit. Agimat edhe muslimat tek lopet e kan mendjen. Mos me beni patriotin se i keni pare vete kur flasin sa fjalor te dobet kane, kjo verteton qe Agim-muslimat e maqedonise jane tamam lopcar e jo njerez te shkences