Kryeministri socialdemokrat maqedonas, Zoran Zaev u shpreh i vendosur për një anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Në pushtetin e mëparshëm, kur VMRO-DPMNE (e djathta) e Nikola Gruevski ishte në pushtet, Maqedonia u largua nga Perëndimi.
“Objektivi ynë është anëtarësimi sa më shpejt të jetë e mundur në BE dhe në NATO”, deklaroi Zoran Zaev para deputetëve.
Me mbështetjen e partive përfaqësuese të minoritetit shqiptar (një e pesta e popullsisë), Zoran Zaev shpreson mbështetjen e 67 deputetëve nga 120 të zgjedhur në muajin dhjetor.
I pritur nesër në mbrëmje, votimi pritet të nxjerrë vendin nga një krizë e gjatë politike, kulmi i të cilës ishte ”pushtimi” më 27 prill i Parlamentit nga militantët nacionalistë që sulmuan disa deputetë, mes të cilëve dhe Zoran Zaev.
Ata e akuzuan për rrezikimin e unitetit kombëtar maqedonas duke u shprehur në mbështetje të pretendimeve të partive shqiëtare, veçanërisht të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin kombëtar.
Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, hapi seancën në shqip pavarësisht protestave të së djathtës.
Ai e riktheu menjëherë në gjuhën maqedonase deri në miratimin e ligjit të ri për gjuhën.
“Ne do të angazhohemi për të mundësuar përdorimin e të gjitha gjuhëve”, deklaroi Zoran Zaev në fjalimin e tij.
Largimi i Maqedonisë nga blloku perëndimor filloi në vitin 2008 kur Greqia vendosi veton për anëtarësimin në NATO të këtij vendi të vogël fqinj. Shkaku ishte konflikti mes dy vendeve për emrin e Maqdonisë.
