Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka fituar në Qytetin e Shkupit dhe 16 komuna, BDI në 7 komuna, LSDM në 3 komuna dhe PDSH në 2 komuna.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka shpallur rezultatet e para për 29 komuna, ku janë përpunuar tërësisht të dhënat nga të gjitha vendvotimet, ndërsa janë në proces ato të komunës së Çairit dhe Qendrës. Në Tetovë ka fituar Teuta Arifi nga BDI me 55,54 për qind të votave, ndërsa Sadi Bexheti nga PDSH ka marrë 41,93 për qind.