E ktheu Ivanov, parlamenti në Shkup voton sot ligjin për gjuhën shqipe

Ornela

Kuvendi i Maqedonisë sot në orën 11:00 do të mblidhet për të rivotuar ligjin për gjuhët.

Ligji pritet që të sjellë shumë debat nga opozita, pasi u kthye nga Presidenti Ivanov (në foto).

Opozita ka dorëzuar disa amendamente, të cilat duhet të jenë në pajtim me vërejtjet e Presidentit që të rishikohen.

Megjithatë shumica ka paralajmëruar se ligji do të rivotohet.

Në votimin e dytë ligji nuk ka nevojë për dekretimin e Presidentit për t’u futur në fuqi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *