Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh”, ka nisur zëvendësimi në gjuhën shqipe tek tabelat e rrugës.
Ekipet e NP-së sapo kanë vendosur tabelat e reja në Shkup në gjuhën shqipe, në kuadër të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”. U hoqën tabelat e autostradës në drejtim me Greqinë që mbanin emrin “Aleksandri i Madh”, dhe u vendosën tabelat e reja me emrin “Miqësia”.
Vendimi për aplikimin e zëvendësimit të gjuhës së tabelave është marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik.
Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, e cila e shikon si dëshmi të shkëputjes së Maqedonisë nga irredentizmi.
s.a/dita
