Tre persona janë mbytur në Lumin Gjevgjeli, ndërkohë që po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, duke shtuar se detaje të mëtejshme do të jepen gjatë orëve të në vijim.
Sa i përket ngjarjes mësohet se viktima janë dy burra dhe një grua, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore.
Sipas MPB-së maqedonase informacioni për tragjedinë është marrë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm. /H. M/ Dita
